Current track

Title

Artist

HILARY DUFF RIKTHEHET NË MUZIKË PAS 10 VITESH, ZBULON PROJEKT TË RI ME ATLANTIC RECORDS

Written by on September 11, 2025

Aktorja dhe këngëtarja e dashur e muzikës pop, Hilary Duff, ka zbuluar planet e saj për një rikthim të shumëpritur në botën e muzikës, plot 10 vite pas albumit të saj të fundit “Breathe In. Breathe Out”.

Duff ka nënshkruar një kontratë të re me Atlantic Records, duke hapur kështu një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore. Por surprizat nuk mbarojnë këtu: ajo do të jetë protagoniste edhe e një serie dokumentare të drejtuar dhe prodhuar nga Sam Wrench, i cili do të tregojë historinë e rikthimit të saj artistik.

View this post on Instagram

A post shared by Hilary Duff (@hilaryduff)

Dokumentari pritet të pasqyrojë jo vetëm përgatitjet e saj për të rikthyer muzikën në qendër të vëmendjes, por edhe ekuilibrin mes jetës personale, rolit si nënë dhe karrierës. Ai do të sjellë intervista, performanca të reja, pamje nga prapaskenat dhe arkivi i saj muzikor, duke i ofruar publikut një vështrim të thellë mbi emocionet dhe sfidat e këtij rikthimi pas një dekade.

Lajmin, Hilary e konfirmoi përmes një postimi në Instagram, ku shkroi: “Muzikë e re, ose diçka tjetër…”. Në një tjetër publikim ajo ka lënë të kuptohet se ky është vetëm fillimi i një etape të re për të në botën e muzikës.

Fansat tashmë janë të entuziazmuar dhe mezi presin të dëgjojnë materialin e ri të artistes, e cila dikur shënoi një epokë të tërë me hitet e saj.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist