Current track

Title

Artist

HULK HOGAN NDAHET NGA JETA NË MOSHËN 71-VJEÇARE

Written by on July 25, 2025

Legjenda e wrestling, Hulk Hogan, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, raportoi tabloidi britanik The Sun.
Hogan, i lindur me emrin Terry Gene Bollea, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Clearwater, Florida, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Sipas burimeve të TMZ, ekipet emergjente janë mobilizuar menjëherë pas një telefonate që raportonte për një arrest kardiak. Ambulanca dhe patrulla policie janë parë të parkuara jashtë shtëpisë së tij, ndërsa burimet thonë se Hogan është transportuar me barrelë drejt ambulancës.
Aktualisht, shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë publik, ndërsa fansat dhe komuniteti i mundjes janë tronditur nga lajmi.
The U.S. Sun ka kërkuar një deklaratë nga Policia e Clearwater, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist