Hygerta Sako, më pak e preferuara e javës në Big Brother VIP: “Ndoshta nuk i duhem këtij formati”
Written by radio wave on December 3, 2025
Spektakli i së hënës në Big Brother VIP solli një surprizë jo vetëm për publikun, por edhe për vetë konkurrenten Hygerta Sako. Ish-Miss-i u shpall më pak e preferuara e javës, një rezultat që ajo e pranoi me habi dhe me një reagim emocional, i cili u reflektua edhe pas Prime-it.
Menjëherë pas shpalljes, Hygerta u duk e tronditur dhe në bisedë me Shkurte Haxhiun, shprehu dilema serioze për qëndrimin e saj në format. Ajo i tha Shkurtes se do të marrë kohë për të reflektuar për këtë rezultat:
“Më pak e preferuara… Unë thjesht po marr kohë, po nxjerr gjithë tani do ta mendoj. Nëse jam më pak e preferuar, çka i duhem këtij formati? Të rri larg fëmijës tim?”

Ndërsa biseda vijoi, Hygerta u shpreh e zhgënjyer me perceptimin e publikut, duke theksuar se ka qenë e drejtë dhe korrekte gjatë gjithë qëndrimit të saj:
“Për t’iu mbushur mendjen këtyre që të jesh karagjoz është më me vlerë sesa të jesh njeri i drejtë dhe pozitiv. Jo, nuk e dua.”
Fjalët e saj lanë të kuptohet se ajo po mendon seriozisht mundësinë e largimit të hershëm nga gara, pasi ndjen se përkushtimi dhe karakteri i saj nuk po vlerësohen aq sa duhet.

Aktualisht, Hygerta mbetet një nga banoret që po përballet me një dilemë të fortë emocionale mes lojës dhe jetës personale. Të mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse ajo do të marrë një vendim drastik për të ardhmen e saj në Big Brother VIP.