Current track

Title

Artist

Ikona e modës Pam Hogg ndahet nga jeta – bota e showbizit në zi

Written by on November 27, 2025

Bota e modës ka humbur një nga figurat e saj më të spikatura. Stilistja skoceze Pam Hogg, e njohur për krijimet e saj të guximshme dhe për bashkëpunimet me yje botërorë si Rihanna, Kate Moss dhe Lady Gaga, ka ndërruar jetë.

Lajmi u bë i ditur nga familja e saj përmes një postimi në Instagram, ku ata shprehën dhimbjen e thellë për humbjen e Pamelës. Në njoftim u theksua se ajo ndërroi jetë në spital, e rrethuar nga miq dhe familjarë të afërt.

Edhe pse shkaku i vdekjes nuk është bërë publik, familja ka falënderuar stafin mjekësor për kujdesin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme në ditët e fundit të jetës së artistes. Pam Hogg mbetet një emër që la gjurmë të forta në modë me stilin e saj të papërmbajtshëm dhe krijimtarinë unike.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist