ILNISA AGOLLI: NË “BIG BROTHER VIP” NUK DO TË DASHUROHESHA SËRISH
Written by radio wave on February 26, 2025
Ilnisa Agolli ka reflektuar mbi eksperiencën e saj në “Big Brother Vip Albania”, duke pranuar se, nëse do të kishte mundësinë ta përjetonte sërish, nuk do të përfshihej në një romancë brenda shtëpisë.
Gjatë një interviste, ajo u shpreh qartë se një nga gjërat që do të ndryshonte nëse do të rikthehej në reality show, është shmangia e një lidhjeje dashurie. “Nuk besoj se do dashurohesha brenda,” tha ajo, duke lënë të kuptohet se dinamika e marrëdhënieve romantike brenda formatit nuk ishte diçka që do të përsëriste.
Ilnisa dhe moderatori Meriton Mjekiqi ishin një nga çiftet më të përfolura të këtij edicioni, por lidhja e tyre nuk i rezistoi kohës. Vetëm disa muaj pas përfundimit të reality show-t, dyshja i dha fund marrëdhënies së tyre.
Në një intervistë të dhënë muajin e kaluar, Meritoni konfirmoi ndarjen, por pa dhënë detaje mbi arsyet, duke theksuar se ato do të mbeten private.
Deklarata e fundit e Ilnisës ka ngjallur reagime te fansat, duke ngritur pyetje mbi ndikimin e romancës në përvojën e saj në “Big Brother Vip” dhe në jetën e saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.