Current track

Title

Artist

ISH-BASHKËSHORTI I JENNIFER LOPEZ AKUZON KËNGËTAREN PËR TRADHTI

Written by on October 20, 2025

Ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez, Ojani Noa, ka hedhur akuza të forta ndaj këngëtares 56-vjeçare, duke pretenduar se ajo e ka tradhtuar gjatë martesës së tyre të shkurtër në fund të viteve ’90.

Reagimi i Noas erdhi pasi Lopez deklaroi në një intervistë për The Howard Stern Show se “nuk ishte dashuruar kurrë vërtet”, pasi sipas saj, ish-partnerët e saj “nuk ishin të aftë për dashuri të sinqertë”.

“Mjaft më me rolin e viktimës. Problemi nuk jemi ne, problemi je ti. Ti nuk mund t’i mbaje këmbët bashkë. Je dashuruar disa herë, je martuar katër herë dhe ke pasur shumë lidhje. Megjithatë, unë isha vërtet i dashuruar me ty,” – ka thënë Noa.

Jennifer dhe Ojani u takuan në vitin 1996 në një restorant në Miami dhe u martuan në shkurt të vitit 1997, por u ndanë vetëm pas 11 muajsh.

Edhe pse vitin e kaluar Noa kishte deklaruar për Daily Mail se “nuk kishte ndjenja të këqija” ndaj ish-gruas së tij, duket se deklaratat e fundit të Lopez kanë nxitur një reagim të ashpër nga ana e tij.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist