JENNIFER ANISTON REAGON NDAJ THASHTHEMEVE PÈR LIDHJEN ME BARACK OBAMA
Written by radio wave on January 29, 2025
Jennifer Aniston ka folur së fundmi për thashethemet që kanë qarkulluar në rrjet, të cilat spekulojnë mbi një lidhje të mundshme mes saj dhe ish-presidentit të ShBA-ve, Barack Obama.
Gjithçka nisi kur u shfaqën pretendime mbi një krizë të supozuar në martesën e Barack dhe Michelle Obama. Vëmendje të veçantë shkaktoi mungesa e Michelle në disa ngjarje të rëndësishme së fundmi, si funerali i ish-presidentit Jimmy Carter dhe inaugurimi i Donald Trump.
Jennifer Aniston with Michelle Obama #jenniferaniston pic.twitter.com/8zkb1FylYC
— Jennifer Aniston Fan (@jenanistonblog) January 18, 2025
Këto spekulime u intensifikuan kur mediat filluan të aludojnë për një lidhje mes Aniston dhe Obamas, duke shkaktuar reagime të shumta në publik. Një burim i afërt me aktoren ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke deklaruar për “Radar Online”: “Jennifer mezi e njeh Obaman dhe këto thashetheme janë vërtet absurde”.
Nuk është hera e parë që Jennifer Aniston bëhet objekt i spekulimeve të mediave. Gjatë martesës së saj me Brad Pitt, ajo u përball me thashetheme të shumta mbi një tradhti të mundshme të Brad ndaj Angelina Jolie-s. Megjithëse e ka mohuar gjithmonë këto spekulime, thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë.
Aniston u shpreh hapur lidhur me lajmet e fundit në emisionin e Jimmy Kimmel, ku prezantuesja i tregoi një kopertinë tabloidi që pretendonte se ajo kishte një lidhje me Obaman. Aktorja qeshi dhe e cilësoi situatën si qesharake. “Unë e kam takuar atë vetëm një herë. Unë e njoh Michelle shumë më mirë se atë”, theksoi ajo.