JENNIFER LOPEZ PËRBALLET ME INCIDENT TË PAZAKONTË NË SKENË GJATË KONCERTIT NË KAZAKISTAN
Written by radio wave on August 11, 2025
Koncerti i Jennifer Lopez në Stadiumin Qendror të Kazakistanit, në Almaty, u ndërpre për pak çaste nga një incident i papritur – një insekt që i zvarriti në qafë gjatë performancës.
Në një video të postuar në Instagram, 56-vjeçarja shihet disi e nervozuar, por ruan qetësinë dhe vazhdon këngën, përpara se ta ndalojë shfaqjen për të thënë me humor: “Më guduliste!”. Publiku reagoi me duartrokitje të forta, ndërsa pamjet u komentuan me batutën “provat në kohë reale për ‘Kiss of the Cricket Woman’”, sipas DailyMail.
Ky incident nuk e ndaloi yllin botëror, e cila po vijon turneun e saj “Up All Night: Live in 2025”, me 21 koncerte të planifikuara. Pas përfundimit të turneut, Lopez do të nisë një rezidencë 12-ditore në Colosseum të Caesars Palace në Las Vegas.
Vitin e kaluar, ajo anuloi turneun “This is Me… Live: The Greatest Hits”, duke deklaruar se po i jepte vetes kohë për familjen. Përveç muzikës, Jennifer është aktive edhe në kinematografi dhe teatër. Së fundmi, ajo ka luajtur në komedinë romantike “Office Romance” për Netflix dhe ka marrë pjesë në produksione të mëdha, përfshirë muzikalin “Kiss of the Spider Woman” me buxhet 30 milionë dollarë (rreth 27.6 milionë euro), që pritet të publikohet në tetor.
Versioni kinematografik i këtij muzikali është prodhuar nga ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, duke e bërë projektin edhe më të komentuara nga fansat.