Current track

Title

Artist

JOZI OFENDON GJESTIN DHE PËRJASHTOHET NGA BIG BROTHER VIP ALBANIA!

Written by on February 5, 2025

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e Big Brother VIP Albania, Jozefin Marku, i njohur nga publiku si Jozi, bëri një deklaratë tejet të rëndë ndaj konkurrentit tjetër, Gjestit. Ai e quajti atë ‘kopil shkine’, një fjalë e cila ka trazuar emocionet e këngëtarit nga Peja dhe ka shkaktuar një reagim të fortë nga drejtuesit e programit.

Sot, në një njoftim të lexuar nga konkurrenti Laert Vasili, ‘Vëllai i Madh’ shpalli përjashtimin e menjëhershëm të Jozit nga gara. Në njoftim thuhej se shtëpia e Vëllait të Madh është një hapësirë e respektit dhe bashkëjetesës, dhe nuk do të tolerohet asnjë formë e diskriminimit apo ofendimeve që cënojnë vlerat dhe unitetin e popullit.

“Për shkak të komenteve fyese, diskriminuese dhe totalisht të pandjeshme ndaj bashkëkombasve tanë, Jozefin Marku përjashtohet në këtë moment nga gara,” theksohej në njoftim. Vendimi vjen si një mesazh i qartë se urrejtja dhe sjelljet negative nuk do të tolerohen në asnjë rast.

Vëllai i Madh përfundoi duke theksuar se Shqipëria dhe Kosova janë një, dhe se në këtë shtëpi çdo njeri duhet të ndjehet i sigurt dhe i barabartë. Ky incident ngre një alarm për rëndësinë e respektit në një shoqëri të përbashkët, duke rikujtuar se fjalët kanë peshë dhe ndikim të madh në ndjenjat e njerëzve.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist