Current track

Title

Artist

JUSTIN BIEBER NDA SHQETËSIMET E TIJ PËR SHËNDETIN MENDOR NË MESAZHE PREKËSE NË INSTAGRAM

Written by on October 2, 2025

Justin Bieber ka ndarë me ndjekësit e tij një sërë mesazhesh të sinqerta dhe reflektuese në Instagram, ku flet hapur për betejat e tij me shëndetin mendor dhe sfidat emocionale që po kalon. Këngëtari 31-vjeçar e ka përshkruar periudhën e fundit si veçanërisht të vështirë, duke rrëfyer se ka kërkuar ndihmë nga Zoti dhe shpesh ka ndjerë pasiguri për veten dhe të kaluarën e tij. Në një nga rrëfimet më prekëse, Bieber shkruan: “Jam thjesht një djalë i zakonshëm me të meta. Kam bërë gjëra që kanë lënduar të tjerët. Vazhdoj të them dhe bëj gjëra që nuk i kam me qëllim, por që lëndojnë.”

Ai shton se çdo ditë përpiqet të jetë më pak egoist, duke kërkuar rritje shpirtërore dhe duke vënë theksin tek dashuria si një forcë që nuk gjykon, por mbështet dhe ndihmon. Në një tjetër mesazh, këngëtari pranon se shpeshherë ka frikë nga ideja se njerëzit do ta zbulojnë për “egoizmin” që e mundon: “Ndonjëherë mendoj se do të zbulohem nëse u tregoj të tjerëve sa egoist jam. Dhe pastaj ndjej frikë se nuk do më besojnë më.”

Megjithatë, ai nënvizon se sa më shumë është i hapur dhe i sinqertë, aq më i lirë ndihet. Bieber pranon gjithashtu se ka pasur ditë kur është ndjerë pesimist, duke ia vënë fajin Zotit për emocionet e tij, por shton se përpiqet të ndryshojë perspektivë përmes besimit dhe komunikimit me të. Këto rrëfime tregojnë një tjetër anë të artistit, i cili vazhdon të ndajë me publikun udhëtimin e tij personal mes brishtësisë, reflektimit dhe forcës për të ecur përpara.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist