Current track

Title

Artist

JUVENTUS TRIUMFON NË DERBIN E ITALISË ME NJË FITORE MINIMALE NDAJ INTERIT

Written by on February 17, 2025

Derbi i Italisë “vishet” bardhezi, me Juventusin që shënoi një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Interit. Ky sukses minimal, por me vlerë të madhe, e ngjit skuadrën e Thiago Motta-s në zonën Champions, duke u renditur përkohësisht në vendin e katërt me 46 pikë, aq sa edhe Lazio. Nga ana tjetër, Inter nuk përfitoi nga barazimi i Napolit, duke mbetur në vendin e dytë, vetëm dy pikë larg kryesuesve.
Ndeshja në “Allianz Stadium” ishte emocionuese, me raste të shumta për shënim nga të dy ekipet. Interi pati shansin e parë të pastër me Taremin, i cili provoi një veprim akrobatik, por nuk arriti të shënojë. Juventus reagoi menjëherë, duke u afruar në dy raste të rrezikshme, por portieri Sommer mbajti portën të paprekur.

Lautaro Martinez pati një mundësi të artë, por goditja e tij përfundoi mbi traversë. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Dumfries depërtoi në zonën e Juventusit, por tentativa e tij u ndal në shtyllë pingule. Skenari u përsërit edhe në pjesën e dytë, me holandezin që u ndal sërish nga shtylla, megjithëse aksioni u anulua për faull në sulm.
Momenti vendimtar i sfidës erdhi në minutën e 74-t, kur Kolo Muani insistoi në zonë dhe topi përfundoi te Conceição, i cili me një goditje të saktë çoi topin në rrjetë, duke ndezur entuziazmin e tifozëve bardhezi. Ky gol rezultoi vendimtar dhe Juventusi feston një fitore të madhe në Derbin e Italisë.
“La Gazzetta dello Sport” e përshkroi këtë triumf me titullin: **“Juve bëhet e bukur”**, duke reflektuar momentin pozitiv të skuadrës bardhezi.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist