KALIOPI E PIKËLLUAR PËR TRAGJEDINË NË MAQEDONINË E VERIUT: “ZEMRA IME PO COPËTOHET”
Written by radio wave on March 17, 2025
Këngëtarja e njohur maqedonase, Kaliopi, ka shprehur dhimbjen e saj të thellë për tragjedinë e rëndë që ndodhi në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën shumë të rinj, përfshirë këngëtarin e grupit DNK, Andrej Gorgievski.
Duke i dhënë lamtumirën e fundit kolegut të saj, Kaliopi publikoi disa fotografi të tij në rrjetet sociale dhe e kujtoi me fjalë prekëse.
“Andrej… Zemra ime po copëtohet në njëqind pjesë. Hiri dhe bukuria jote nuk munguan as në çastet e fundit para se të largoheshe përgjithmonë, duke shpëtuar jetë të tjera… Nuk prisja asgjë më pak nga ty, duke ditur humanizmin tënd. Por nuk duhej të ishte kështu… Dhe ky nuk mund të jetë fundi. Ndjej trishtim dhe zemërim,” shkroi ajo.
Ngjarja tragjike ka tronditur opinionin publik, ndërsa artistë dhe qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllimet dhe revoltën e tyre për humbjen e jetëve të pafajshme.