KARMA E TAYLOR SWIFT SHKATERRON KANYE WEST EDHE NE KLASIFIKIME
Written by radio wave on August 14, 2024
Kanye West mori një humbje të madhe nga dikush me të cilin ka pasur probleme për vite me radhë…..Taylor Swift!
Seria e Kanye me 11 albume të njëpasnjëshme në vendin e parë u prish, sepse “Vultures 2” ra një vend më poshtë, dhe ai vend i përket “The Tortured Poets Department” të Taylor, e cila sigurisht që është duke e shijuar fitoren e saj të fundit. Kanye ka qenë një gjemb në kemben e saj që nga viti 2009, kur ai ia mori momentin në MTV Video Music Awards dhe tha se Beyoncé ishte e privuar dhe duhet të kishte fituar çmimin. Pastaj ishte gjithashtu vergu i kenges “Famous” ku permend “Me and Taylor might still have sex, I made that bitch famous,” ku Kanye dhe Kim e regjistruan fshehurazi dhe e redaktuan kasetën për ta bërë të duket sikur Taylor kishte dhënë leje për përdorimin e vargut. Ajo nuk kishte dhënë leje, dhe kjo u provua pa dyshim pas shfaqjes së versionit të pandryshuar të bisedës. Taylor mori shumë kritikë për këtë, kështu që kjo humbje për Kanye duhet të jetë një hakmarrje e ëmbël për të.
Ndoshta Taylor do ta risjellë këngën e saj, “Karma”, meqe tani ka krejt tjeter kuptim.