Current track

Title

Artist

KATY PERRY DHE DOECHII DO BASHKEPUNOJNE PER KENGEN “IM HIS, HE’S MINE”

Written by on September 10, 2024

Kënga, pjesë e albumit të ri dance-pop të Perry-t, 143, do të publikohet më 13 Shtator. Katy Perry rikthehet me këngën dhe videoklipin e saj të ri “I’M HIS, HE’S MINE,” në bashkëpunim me reperen Doechii, e cila do të lançohet më 13 Shtator.

Perry e dha këtë lajm në rrjetet sociale më 10 Shtator, duke i dhënë fansave një fragment të shkurtër të këngës, që është pjesë e albumit të saj të ardhshëm, 143, e që del më 20 Shtator. Lajmi për bashkëpunimin vjen pas polemikave lidhur me këngën e saj të mëparshme “Woman’s World,” e prodhuar nga Dr. Luke, i cili është përfshirë në beteja ligjore për akuzat e abuzimit seksual, kryesisht me Kesha. Në një episod të “Call Her Daddy” më 4 Shtator, Perry e komentoi polemikën dhe pranoi se bashkëpunimi “nisi shumë biseda.”

“Ai ishte një nga shumë bashkëpunëtorët që kam pasur,” tha Perry për Dr. Luke, i cili ka ndihmuar në krijimin e këngëve si “California Gurls” dhe “Teenage Dream.” “Por e vërteta është, se këto këngë vijnë nga përvoja ime. I krijova këto këngë nga metamorfiza ime gjatë gjithë jetës sime.”

Perry u bë e famshme me albumin e saj të vitit 2008, *One of the Boys*, i nxitur nga suksesi i madh i “I Kissed a Girl.” Albumi i saj i tretë, *Teenage Dream* (2010), vendosi një rekord historik me pesë këngë të njëpasnjëshme në vendin e parë në Billboard Hot 100.

Pasuesit e albumit, *Prism* (2013) dhe *Witness* (2017), vazhduan suksesin në top lista me këngë si “Roar” dhe “Dark Horse.” Në karrierën e saj, Perry ka grumbulluar nëntë këngë në vendin e parë në Billboard Hot 100 dhe është shpallur grua e vitit nga Billboard në vitin 2012.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist