Current track

Title

Artist

KATY PERRY DHE JUSTIN TRUDEAU VAZHDOJNË ROMANCËN, POR NË PRIVATËSI

Written by on September 18, 2025

Romanca mes këngëtares së famshme Katy Perry dhe ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau duket se nuk ka marrë fund, ndonëse u raportua ndryshe muajin e kaluar.

Një burim për Us Weekly bëri të ditur se ata vazhdojnë të takohen, por kanë zgjedhur t’i mbajnë gjërat më private. “Vazhdojnë të flasin dhe janë shumë të interesuar njëri për tjetrin,” tha burimi.

Megjithatë, sipas një tjetër burimi, lidhja e tyre nuk është ende serioze, kryesisht për shkak të angazhimeve të shumta të Perry-t me turneun e saj “Lifetimes”.

Lajmet për lidhjen e dyshes shpërthyen pasi ata u panë së bashku në Montreal në korrik. Një burim politik kanadez i tha revistës People se Trudeau nuk kishte pritur që një darkë private të bëhej lajm ndërkombëtar. “Ai u befasua nga interesi i madh publik dhe mënyra si lajmi u përhap për ditë të tëra,” u shpreh burimi.

Megjithatë, lidhja mes tyre përshkruhet si e sinqertë. “Justin dhe Katy padyshim tërhiqen nga njëri-tjetri dhe kaluan momente të mrekullueshme në Kanada. Ata zbuluan se ndajnë shumë mendime të përbashkëta,” tha burimi, duke shtuar se Trudeau do të kishte dashur të kishte më shumë kontroll mbi mënyrën si u ekspozua kjo romancë e hershme.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist