Current track

Title

Artist

KATY PERRY DHE JUSTIN TRUDEAU ZYRTARIZOJNË ROMANCËN ME NJË PARAQITJE PUBLIKE NË PARIS

Written by on October 27, 2025

Pas muajsh të tërë thashethemesh dhe aludimesh, Katy Perry dhe Justin Trudeau kanë bërë më në fund paraqitjen e tyre të parë publike si çift. Dyshja u shfaqën në një mbrëmje kabareje në “Crazy Horse” në Paris, ku festuan ditëlindjen e 41-të të këngëtares.

Në fotot e publikuara nga mediat ndërkombëtare, Perry u pa me një fustan të kuq elegant që tërhiqte vëmendjen, ndërsa Trudeau zgjodhi një kostum klasik të zi. Prania e tyre në ngjarje u interpretua nga fansat dhe mediat si konfirmim i romancës që prej kohësh kishte qenë në qendër të spekulimeve.

Historiku i lidhjes së tyre nisi këtë verë, kur Perry dhe Trudeau u panë për herë të parë së bashku në Montreal. Në atë periudhë, këngëtarja sapo kishte përfunduar fejesën me aktorin Orlando Bloom, ndërsa Trudeau kishte mbyllur martesën 18-vjeçare me Sophie Gregoire.

Pas muajsh pa u shfaqur në publik, çifti u fotografua sërish në shtator duke kaluar momente intime në një jaht pranë Santa Barbarës, çka ndezi sërish zërat për lidhjen e tyre. Burime pranë tyre kanë treguar se Trudeau ka qenë i përkushtuar në ndjekjen e marrëdhënies, madje ka udhëtuar drejt Kalifornisë për të kaluar kohë me këngëtaren gjatë një pushimi në turneun e saj.

Aktualisht, Perry ndodhet në mesin e turneut të saj botëror “Lifetimes Tour”, me të cilin po promovon albumin e fundit “14”. Turneu, që nisi në prill në Mexico City, e ka çuar këngëtaren në disa qytete të mëdha në ShBA, Kanada dhe Australi, ndërsa duket se edhe dashuria e saj po udhëton në të njëjtin ritëm global.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist