KEVIN COSTNER NË NJË ROMANCË TË RE ME REGJISOREN KELLY NOONAN GORES
Written by radio wave on September 1, 2025
Pas ndarjes së bujshme nga Christine Baumgartner, aktori i njohur Kevin Costner është rikthyer në botën e takimeve. Burime për revistën People raportojnë se ai ka nisur të shoqërohet me regjisoren dhe producenten Kelly Noonan Gores.
“Kelly po del me Kevin, por gjithçka është shumë casual. Ajo mendon se ai është i mrekullueshëm dhe interesant,” – tha një burim i afërt me çiftin. Dyshja janë prezantuar përmes miqve të përbashkët dhe janë parë së fundmi në disa dalje private.
Kelly Noonan Gores u nda në vitin 2024 nga biznesmeni Alec Gores, pas tetë vitesh martesë. Ata kanë një vajzë 6-vjeçare me emrin Riley. Në podcastin e saj personal “Heal with Kelly”, ajo ka folur hapur për sfidat emocionale që përjetoi gjatë ndarjes, duke e përshkruar si një periudhë të dhimbshme dhe të vështirë.
Nga ana tjetër, Kevin përfundoi divorcin me Christine Baumgartner në shkurt 2024, pas një procesi të gjatë ligjor. Çifti ishte i martuar që nga viti 2004 dhe kanë tre fëmijë së bashku.
Një burim tjetër pranë aktorit ka deklaruar për People se, pavarësisht lajmeve për një romancë të re, Costner nuk është duke kërkuar një marrëdhënie serioze për momentin:
“Ai është në një periudhë të mirë të jetës së tij. Po kalon kohë me familjen dhe miqtë, dhe po shijon qetësinë.”
Ky zhvillim shënon një kapitull të ri për fituesin e Oscar-it, i cili prej dekadash mbetet një ndër figurat më të respektuara të Hollivudit.