Current track

Title

Artist

Kevin Spacey rrëfen gjendjen e vështirë: “Nuk kam shtëpi, po jetoj në hotele dhe Airbnb”

Written by on November 21, 2025

Aktori i njohur Kevin Spacey, dikur një nga figurat më të fuqishme të Hollywood-it, ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe tronditës për gjendjen e tij aktuale financiare. Në një intervistë për The Telegraph, 66-vjeçari tha se “financat nuk janë të mira” dhe se aktualisht nuk ka një shtëpi, duke kaluar nga një hotel në një Airbnb, varësisht se ku e çon puna.

Aktori, i cili po performon në një klub nate në Qipro, zbuloi se të gjitha sendet personale i ka në depo dhe se jeta e tij është kthyer në një lëvizje të vazhdueshme.

Unë fjalë për fjalë nuk kam shtëpi… jetoj aty ku ka punë,” u shpreh ai, duke pranuar se të ardhurat e pakta të viteve të fundit nuk kanë qenë të mjaftueshme për një stabilitet financiar.

Spacey ka qenë në qendër të akuzave që nga viti 2017, kur rreth 15 persona e denoncuan për ngacmim ose sulm seksual. Shumë prej pretendimeve përfunduan në gjykatë, por ai nuk u dënua kurrë nga asnjë juri. Akuzat i mohon të gjitha.

Pavarësisht turbulencave në karrierë dhe ndikimit të skandalit, aktori thotë se pas një periudhe reflektimi po përpiqet të rikthehet. Ai aktualisht po shet bileta për një shfaqje të stilit të larmishëm në Evropë dhe mendon se kapitulli i tij i ri artistik është gati të nisë.

Spacey theksoi se skandali është “në pasqyrën pasme” dhe u ankua për miqtë e humbur në Hollywood, ndërkohë që u shpreh jashtëzakonisht mirënjohës për ata që nuk e dyshuan.
Gjithmonë kam ndjerë se publiku ishte në anën time,” tha ai.

Sa i përket një rikthimi të mundshëm në Hollywood, aktori zbuloi se ka nisur kontaktet e para:
Disa njerëz duan të më rikthejnë në punë… gjithçka do të ndodhë në kohën e duhur.”


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist