Current track

Title

Artist

Khloé vendos rregulla të forta: As internet, as rrjete sociale për fëmijët e saj

Written by on February 27, 2026

Khloé Kardashian po zgjedh një qasje krejt tjetër nga ajo që shumëkush mund të presë nga një figurë publike e rritur mes kamerash dhe rrjeteve sociale. Në episodin më të fundit të podkastit të saj “Khloe in Wonder Land”, 41-vjeçarja foli hapur për mënyrën si po i rrit dy fëmijët e saj, duke zbuluar se ata nuk kanë asnjë qasje në internet.

Ajo është nënë e True, 7 vjeç, dhe Tatum, 3 vjeç, nga marrëdhënia me ish-partnerin Tristan Thompson. Sipas saj, edhe pse fëmijët janë mësuar me praninë e paparacëve dhe e dinë që nëna e tyre është e famshme, bota digjitale mbetet totalisht jashtë përditshmërisë së tyre.

“Është bërë normale për ta të shohin kamera. Nuk e vënë në dyshim. Por ata nuk kanë rrjete sociale, nuk kanë Google, nuk kanë asnjë lloj qasjeje në internet”, u shpreh ajo, duke theksuar se fëmijët në atë moshë nuk kanë nevojë të përballen me realitetin virtual.

Khloé pranoi se e ka të vështirë ta përshkruajë arsyen me fjalë të thjeshta, por beson se rrjetet sociale përfaqësojnë një univers krejt tjetër, që duhet zbuluar vetëm kur fëmijët të jenë mjaftueshëm të rritur për ta kuptuar.

Madje, ajo zbuloi se True nuk e di realisht çfarë është TikTok. Në shtëpinë e tyre, fjala “TikTok” përkthehet thjesht në një video vallëzimi argëtuese mbi tavolinë, larg çdo ideje për algoritme apo ekspozim publik.

Sa i përket teknologjisë, Khloé tha se mund të mendojë për një telefon rreth moshës 12-vjeçare, por për rrjetet sociale preferon të presë deri kur fëmijët të jenë 16 ose 17 vjeç. Për të, prioritet mbetet ruajtja e pafajësisë dhe një fëmijëri sa më e shkëputur nga presioni i botës online.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist