Current track

Title

Artist

Kim dyshohet se i pagoi Ray J 6 milionë dollarë për heshtje, por ai pretendon se marrëveshja u thye

Written by on March 30, 2026

Emri i Kim Kardashian është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes për një nga temat më të bujshme që e shoqëron prej vitesh: videoja seksuale me Ray J.

Sipas raportimeve të fundit, Kim Kardashian dyshohet se ka nënshkruar një marrëveshje të fshehtë me reperin Ray J, duke i paguar atij plot 6 milionë dollarë me qëllim që ai të mos fliste publikisht për këtë çështje.

Megjithatë, situata duket se nuk ka përfunduar aty. Ray J ka pretenduar se Kardashian e ka shkelur marrëveshjen, pasi tema është përmendur dhe trajtuar në serialin e famshëm të familjes së saj “The Kardashians”, duke rikthyer në ekran një histori që supozohej të mbetej e mbyllur.

Sipas TMZ, i cili raportohet se ka siguruar një kopje të kontratës, marrëveshja është arritur në vitin 2023 dhe është nënshkruar jo vetëm nga Kim Kardashian, por edhe nga nëna e saj Kris Jenner. Nga ana tjetër, dokumenti është firmosur edhe nga vetë Ray J, si dhe nga nëna e tij, çka tregon se marrëveshja ishte marrë seriozisht nga të dyja palët.

Në përmbajtjen e dokumentit thuhet se të gjithë janë pajtuar që të mbyllin çdo pretendim, konflikt apo mosmarrëveshje, qofshin ato të së kaluarës, të së tashmes apo edhe të së ardhmes, që lidhen me videon intime. Marrëveshja përfshin gjithashtu çdo akuzë të mundshme apo dëme që mund të kërkoheshin në lidhje me këtë histori.

Por tani, me pretendimet e Ray J se kjo marrëveshje është thyer, pritet që çështja të marrë sërish vëmendje të madhe publike, duke rikthyer në qendër të showbiz-it një nga skandalet më të famshme të Hollywood-it.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist