Current track

Title

Artist

Klodiana Çobo zbërthen dimrin në Radio Wave: Destinacionet dhe ofertat më HOT për pushimet e bardha

Written by on November 25, 2025

Në emisionin e sotëm të Radio Wave, Klodiana Çobo na çoi drejt borës së Kolashinit, ku po inspektonte resortet dhe itineraret për pushimet dimërore. Me humor dhe energji, ajo rrëfeu eksperiencën e saj në bora, duke e bërë gjithçka që tregoi për sezonin e bardhë më reale dhe më të besueshme. Ajo prezantoi destinacionet më elitare të Europës për sporte dimërore, duke përmendur Francën, Zvicrën, Zermattin, St. Moritzin dhe Alpet e Italisë, vende që ofrojnë standarde premium dhe pamje spektakolare.

Klodiana paralajmëroi se tani është periudha ideale për të rezervuar pushime, pasi çmimet mbeten të qëndrueshme dhe konkurruese. Ajo ndau gjithashtu disa oferta shumë të leverdishme për destinacionet pranë nesh, si Dardha për 55 € nata për person, Boga me paketë një nate me mëngjes dhe darkë, Kolashini me 79 €, Mavrova me 99 € për dy netë dhe Kodra e Diellit me 120 €, e pajisur me pista profesionale dhe 1700 metra mbi nivelin e detit, ideale për familje, çifte apo grupe miqsh.

Një këshillë e vlefshme nga Klodiana është të merrni të paktën dy orë leksione ski me instruktor për të mësuar teknikat e duhura dhe për të qenë më të sigurt. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e après-ski, pjesa sociale dhe festive e pushimeve në mal, që po bëhet gjithnjë e më e kërkuar. Rezervimet për sezonin e dimrit nisin nga 5 dhjetori, duke e bërë këtë moment ideal për të planifikuar pushimet e bardha dhe për të zbuluar dimrin me stil dhe komfort.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist