KONKURENTËT E BBVIP KOSOVA 4 JANË KAQ TË MIRË…
Written by radio wave on September 19, 2025
Vazhdojnë përgatitjet për sezonin e katërt të spektaklit më të madh televiziv në Kosovë, Big Brother Vip Kosova.
Moderator Alaudin Hamiti dhe producentja e njohur Olsa Muhameti kanë ndarë së fundmi disa detaje përmes rrjeteve sociale, duke i mbajtur fansat të përditësuar mbi gjithçka që po ndodh para nisjes së spektaklit.

Një fotografi e publikuar së fundmi ka ngjallur shumë kureshtje, duke shkruar se “kjo mund të përmbajë grafikë të dashurueshme dhe mund të biesh në dashuri”. Në sfond shihen siluetat e banorëve të rinj, identiteti i të cilëve ende mbetet sekret.

Megjithëse interesimi i publikut është i madh, deri tani nuk është konfirmuar një datë zyrtare për fillimin e Big Brother Vip Kosova 4.