KRISTI ALIAJ NUK E KURSEHET NDAJ LUIZ EJLLIT: “NUK MË PËLQEJNË KËNGËT QË BËN”
Written by radio wave on September 29, 2025
Kristi Aliaj dhe Luiz Ejlli, dy ish-banorët më të komentuar të “Big Brother VIP Albania 2”, vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit. Të njohur për rivalitetin e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duket se tensionet nuk janë shuar as jashtë saj.
Në një intervistë të fundit, Kristi ka folur hapur për muzikën e Luizit, duke shprehur hapur mos-pëlqimin e tij për drejtimin artistik të fituesit të edicionit. “Mua nuk më pëlqejnë zhanret që bën Luizi. Në një ambient tjetër folëm të njëjtën gjë, më vjen keq se ka gjithë atë hapësirë të bëj këngë, studio e gjëra. Duan të shajnë shajnë sa më shumë,” tha ai.
Kujtojmë se gjatë “BBVA 2”, Luizi u shpall fitues i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, duke u bërë një nga personazhet më të dashur e më të komentuar të publikut shqiptar. Por, pavarësisht suksesit të tij, duket se jo të gjithë janë të bindur për stilin muzikor që ai ka zgjedhur të ndjekë.
Megjithatë, Kristi shtoi se secili artist ka të drejtë të ndjekë rrugën e tij muzikore dhe se kjo është pjesë e lirisë kreative. “Secili ka stilin e vet, unë mund të mos e pëlqej, por kjo nuk do të thotë se ai s’duhet ta bëjë,” u shpreh ai.
Deklarata e Kristit ka ngjallur diskutime të reja mes fansave, duke rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes rivalitetin e hershëm mes tij dhe Luizit, një rivalitet që duket se ende s’ka marrë fund.