Current track

Title

Artist

LADY GAGA ANULON KONCERTIN NË MIAMI PËR SHKAK TË PROBLEMEVE ME ZËRIN

Written by on September 4, 2025

Ylli i muzikës amerikane Lady Gaga, 39 vjeçe, i habiti fansat kur anuloi në minutën e fundit koncertin e turneut “Miami Mayhem Ball”, i planifikuar të mbahej mbrëmë në Miami. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një mesazhi në Instagram Story, ku kërkoi falje për vendimin e papritur. “Përshëndetje të gjithëve, më vjen shumë, shumë keq, por duhet ta shtyj koncertin e sonte në Miami”, shkroi ajo. Gaga shpjegoi se gjatë provave kishte ndjerë një tendosje të madhe në zë dhe pas këshillës së mjekëve dhe trajnerit vokal, vendosi të mos performonte për të shmangur rrezikun e një dëmtimi të përhershëm të kordave vokale.

“Doja të isha e vendosur dhe të vazhdoja performancën për ty, por nuk dua të rrezikoj dëmtimin e përhershëm të kordave të mia vokale”, tha këngëtarja, duke shtuar se vendimi ishte i vështirë, por i nevojshëm. Ajo theksoi se kishte bërë gjithçka për të shmangur këtë situatë, duke u kujdesur maksimalisht për shëndetin e saj, dhe u kërkoi fansave mirëkuptim për anulimin. Në fund të mesazhit, Gaga premtoi se do të caktohet një datë e re për koncertin në Miami. Ky anulim vjen pas një sërë incidentesh gjatë turneut të saj. Në korrik, Gaga ra në skenë gjatë një performance në Las Vegas, por u rikthye menjëherë për të vazhduar shfaqjen. Ndërsa në maj, koncerti i saj në Rio de Janeiro ishte cak i një sulmi të planifikuar me bombë, i cili u parandalua falë ndërhyrjes së policisë.

Pavarësisht sfidave, këngëtarja ka konfirmuar se turneu do të vazhdojë dhe performanca e radhës është planifikuar për 6 shtator në Madison Square Garden në New York. Lady Gaga ka folur shpesh për ndikimin e shëndetit të saj mendor në krijimtarinë artistike. Në një intervistë për Teen Vogue, ajo tha se muzika e ka ndihmuar të përballojë periudhat më të vështira: “Shëndeti im mendor ka pasur gjithmonë një ndikim të fortë në muzikën time. Doja të këndoja më shumë kur isha në gjendjen time më të keqe. Shkruaja dhe këndoja nga një ndjenjë humbjeje, dhe kjo më ndihmonte të mblidhja veten dhe të tregoja historinë time”.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist