Current track

Title

Artist

LADY GAGA FLET PËR LUFTËN ME SHËNDETIN MENDOR

Written by on March 10, 2025

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Lady Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, së fundmi ka ndarë me publikun një rrëfim emocional mbi betejën e saj me shëndetin mendor. Gjatë një interviste në podcast-in e New York Times, ajo ka folur për periudhën e vështirë që kaloi disa vite më parë.

Sipas saj, pesë vjet më parë ajo ka përjetuar një krizë të rëndë mendore dhe ka deklaruar se në një moment “humbi kontaktin me realitetin”. Ky rrëfim i sinqertë hedh dritë mbi vendimin e saj për të marrë një pushim të gjatë nga karriera muzikore, para publikimit të albumit të saj të fundit, “Mayhem”.

Ajo theksoi se procesi i shërimit ka qenë i gjatë dhe ka kërkuar vite të tëra punë të përkushtuar. Një faktor kyç në këtë rrugëtim ka qenë i fejuari i saj, Michael Polansky, të cilin e takoi në vitin 2019 dhe që ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e saj.

Një nga sfidat më të mëdha për Lady Gaga-n ka qenë gjetja e një ekuilibri midis personazhit të saj të skenës dhe jetës së saj private. Dallimi mes interpretueses energjike dhe intensive në skenë dhe dëshirës së saj për një jetë më të qetë ka qenë një burim i vazhdueshëm konflikti të brendshëm.

“Dua të mendoj se jam një person i mirë, por ka një egërsi, një ashpërsi dhe një intensitet në mua që e shpreh në skenë. Kështu që më duhej të mësoja se si të mbaja në ekuilibër këto dy anë të vetes”, shpjegoi artistja.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist