Current track

Title

Artist

LADY GAGA REAGON NDAJ DËSHTIMIT TË “JOKER: FOLIE À DEUX”

Written by on January 30, 2025

Lady Gaga ka komentuar pritjen negative të filmit “Joker: Folie à Deux”, duke pranuar kritikat me qetësi. Në një intervistë për Elle, ajo u shpreh: “Njerëzit ndonjëherë nuk i pëlqejnë disa gjëra. Është kaq e thjeshtë.”
Filmi, një muzikal, nuk pati suksesin e “Joker” (2019), duke arkëtuar vetëm 207.5 milionë dollarë, krahasuar me mbi 1 miliard të origjinalit. Kritikët e Rotten Tomatoes e vlerësuan me vetëm 28%, ndërsa shumë shikues nuk ishin në dijeni se ishte një film muzikor.
Gaga, e cila më 7 mars publikon albumin e saj të ri “Mayhem”, tha se si artiste është e gatshme të marrë rreziqe: “Për të qenë artist, duhet të pranosh që ndonjëherë publiku nuk do ta kuptojë atë që bën. Dhe duhet të vazhdosh përpara.”


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist