Current track

Title

Artist

LEDRI VULA DHE ALBAN SKËNDERAJ SJELLIN “NATA SHUMË E GJATË” – NJË BASHKËPUNIM QË PO PËLQEHET NGA PUBLIKU

Written by on February 19, 2025

Ledri Vula dhe Alban Skënderaj janë rikthyer sërish me një bashkëpunim muzikor, duke sjellë këngën e re “Nata shumë e gjatë”. Ky projekt, i kompletuar edhe me videoklip, ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut dhe ka ngjallur reagime të shumta pozitive në rrjetet sociale.

Pavarësisht se i përkasin zhanreve të ndryshme, Ledri dhe Albani kanë sjellë një interpretim të shkëlqyer, duke dëshmuar edhe një herë kimistrinë e tyre artistike. Kënga është punuar me mjeshtëri nga një ekip i talentuar, ku miksimi dhe masterizimi janë realizuar nga Lirian Kaqi (lurromusic) dhe Adion Puka (adionthebeat), ndërsa ‘beat’-i mban firmën e Nart Kelmendit. Prodhimi muzikor është përkujdesur nga Lurro Music, AdiontheBeat dhe Nart Kelmendi.

Ky projekt vjen pas suksesit të madh të këngës së tyre të mëparshme, “Nuk ekziston”, e cila u publikua rreth tre muaj më parë dhe ka grumbulluar mbi 11 milionë klikime në platforma dixhitale. Me këtë rikthim, dy artistët konfirmojnë edhe një herë talentin dhe aftësinë e tyre për të krijuar hite që lënë gjurmë në industrinë muzikore shqiptare.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist