Current track

Title

Artist

Lim Hoti ndez “Big Brother VIP Kosova”, Edi shpërthen me deklarata ironike

Written by on January 16, 2026

Hyrja e Lim Hotit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” ka trazuar menjëherë ujërat, duke e kthyer atë në një nga protagonistët kryesorë të këtij edicioni. Që nga momenti i parë, prania e tij ka shkaktuar reagime të forta, sidomos pas hyrjes si ish-partner i Albës dhe afrimit të papritur me Dolcen, lëvizje që kanë nxitur diskutime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë.

Reagimet nga jashtë nuk kanë munguar, por më i zëshmi deri tani ka qenë ish-banori Eduard Kuçi. Ai ka folur me tone të ashpra dhe plot ironi, duke mos i kursyer “kërcënimet” televizive ndaj Limit, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Në një intervistë për emisionin “Canape” në T7, Edi u pyet drejtpërdrejt për lojën e banorit të ri. Edhe pse theksoi se nuk e njeh personalisht Limin, ai u shpreh se e ka të qartë strategjinë që po ndjek brenda shtëpisë, duke e përshkruar atë si një person që “fluturon” dhe që, sipas tij, ka nevojë për “mjekim”.

“Unë Limin si Lim nuk e njoh… Por loja e tij që po bën, hallall i qoftë. Unë e di çfarë loje po bën. Por nëse unë do të isha brenda, bash këta ‘pacientë’ kisha pasur qejf t’i kisha. Unë jam ilaç për të: paracet, aspirinë apo morfinë, çfarë të duash! Isha bërë penicilinë për të,” deklaroi Edi, duke përdorur metafora të forta dhe ironike.

Këto deklarata kanë ndezur edhe më shumë debatet mes fansave të formatit, duke e vendosur Lim Hotin edhe më shumë në qendër të vëmendjes. Me tensione në rritje dhe përplasje verbale që sapo kanë nisur, duket se “Big Brother VIP Kosova” po hyn në një fazë gjithnjë e më dinamike dhe të paparashikueshme.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist