LUANA VJOLLCA ZYRTARISHT MODERATORE E “FERMA VIP 2”
Written by radio wave on March 25, 2025
Pas muajsh spekulimesh, tashmë është zyrtare: Luana Vjollca do të moderojë spektaklin e shumëpritur *Ferma VIP 2*.
Në promon epike të spektaklit, Luana shfaqet duke ecur në fermë dhe në një moment shkel një bajgë, ndërsa mesazhi “Hajd se lekë, lekë është” lë të kuptohet se oferta për të drejtuar këtë show ka qenë e parefuzueshme.
*Ferma VIP 2* pritet të sjellë surpriza të shumta, intriga dhe sfida të vërteta mes personazheve më të njohur të showbiz-it shqiptar. Me Luanën në krye, gara do të bëhet edhe më e nxehtë.
A jeni gati për spektaklin më të bujshëm të vitit?