Current track

Title

Artist

LUIZ EJLLI DHE KIARA TITO DO TË BASHKOHEN NË NJË FILM TË RI

Written by on September 5, 2025

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të jenë protagonistët e një filmi të ri shqiptar, një projekt që tashmë ka ngjallur shumë kureshtje te publiku. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtari përmes një Instastory, ku zbuloi se xhirimet do të nisin shumë shpejt dhe se skenari është përfunduar. “Shumë shpejt nisim xhirimet e filmit. Do të shihni një Luiz dhe një Kiara si kurrë më parë”, shkroi ai, duke premtuar një eksperiencë krejt ndryshe për fansat e çiftit.

Ende nuk janë dhënë më shumë detaje mbi historinë dhe zhanrin e filmit, por fakti që dyshja do të luajë krah për krah ka shtuar pritshmëritë dhe emocionet e ndjekësve të tyre. Kjo nuk është hera e parë që Luizi provon veten si aktor – më herët ai u shfaq në filmin “Në kuadër të dashurisë”, ku luajti përkrah Olta Gixharit. Ndërkohë, projekti i ri me Kiara Titon pritet të shënojë një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e tij artistike, si dhe një mundësi të re për çiftin e dashur për publikun shqiptar.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist