MADONNA FESTON 67-VJETORIN NË ITALI DHE PËRJETON ËNDRRËN E PALIO-S NË SIENA
Written by radio wave on August 20, 2025
Këngëtarja legjendare Madonna festoi ditëlindjen e saj të 67-të në Itali, e shoqëruar nga partneri i saj 29-vjeçar, Akeem Morris, dhe vajzat Mercy e Lourdes.
Ylli i muzikës pop udhëtoi drejt qytetit të Sienës për të përmbushur një ëndërr të hershme – të shihte nga afër garën tradicionale me kuaj Palio, një ngjarje historike që mbahet çdo vit më 16 gusht, që nga viti 1482.
Në një video të postuar në Instagram më 18 gusht, Madonna ndau emocionet e saj duke shkruar:
“Ëndrra ime për shumë vite ka qenë të shikoj garën me kuaj Palio në Siena, e cila është mbajtur në ditëlindjen time, më 16 gusht, që nga viti 1482!!”
Më pas ajo shtoi: “Nuk ka fjalë për të përshkruar emocionin dhe madhështinë!! Një ritual vërtet i shenjtë, të shohësh mijëra njerëz të heshtin para se të fillojë gara! Gara në vetvete është e papërshkrueshme.”
Në fund, këngëtarja i uroi vetes një ditëlindje të lumtur, duke e mbyllur mesazhin me fjalët: “Ëndrrat bëhen realitet.”