MARIAH CAREY NGJALL REAGIME PAS NJË PARAQITJEJE TË ÇUDITSHME NË NJË FESTË PRIVATE PAS VMA
Written by radio wave on September 10, 2025
Mariah Carey u bë kryefjalë pas një momenti të pazakontë në një festë private të mbajtur në klubin ekskluziv The Twenty Two, menjëherë pas ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards. Në këtë event, ku morën pjesë shumë yje të njohura, këngëtarja 56-vjeçare u ngjit në skenë pranë reperit Busta Rhymes për të performuar hitin e saj të vitit 2002, I Know What You Want.
Megjithatë, performanca nuk shkoi sipas pritshmërive. Carey u duk e shpërqendruar, ngatërroi disa herë tekstin dhe në disa momente pati vështirësi të ndiqte ritmin. Ajo madje mbylli sytë për t’u përqendruar, ndërsa Busta e inkurajoi nga skena duke thënë: “Mariah, këndo”.

Disa fansa komentuan se këngëtarja dukej sikur fliste pa kuptim, por sipas burimeve në vendngjarje, ajo kishte konsumuar alkool gjatë festës dhe po argëtohej. Pavarësisht kësaj, Carey përsëriti disa herë datën e publikimit të albumit të saj të ri, Here for It All, që del më 26 shtator, ndërsa kërkoi edhe muzikë shtesë nga producenti Jermaine Dupri.

Nga ana e pamjes, Mariah Carey u shfaq me një stil të fuqishëm: një fustan dhe xhaketë lëkure të zezë, çizme me detaje dantelle dhe bizhuteri me diamante. Para festës, ajo kishte shkëlqyer në skenën e VMA-s me një veshje të artë, ku u pa edhe në foto me Ariana Grande dhe mori një çmim.
Një burim për The Sun tha se Carey qëndroi në festë deri pas orës 2 të mëngjesit dhe “ishte qartësisht e dehur, por dukej se po kënaqej”.