MAURO ICARDI DHE WANDA NARA ZYRTARISHT TË DIVORCUAR PAS NJË PROCESI GJYQËSOR
Written by radio wave on March 21, 2025
Pas një periudhe tensioni dhe polemikash të shumta, Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë zyrtarisht të divorcuar. Vendimi përfundimtar u mor pas një procesi gjyqësor në Milano, ku futbollisti argjentinas kërkoi ndarjen pa i dhënë asnjë kompensim ish-bashkëshortes së tij.
Si provë kryesore në gjykatë, Icardi paraqiti materiale komprometuese, përfshirë video dhe foto që tregojnë lidhjet e Wanda Nara me tre persona të ndryshëm. Kjo lëvizje synon që në ndarjen e pasurisë, Icardi të mos i kalojë asnjë pjesë të saj Wanda-s.
Ky divorc ka ndikuar edhe në çështjen e kujdestarisë së dy vajzave të çiftit. Aktualisht, ato jetojnë me nënën e tyre, por Icardi ka kërkuar të sigurojë të drejtat e rritjes së tyre.
Ky rast ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe ka nxitur debate të shumta mbi dinamikat e marrëdhënies së ish-çiftit, duke e bërë një nga ndarjet më të komentuara në botën e sportit dhe showbiz-it.