Current track

Title

Artist

MENAXHERI I LUIZ EJLLIT: “NËSE RIKTHEHET NË BBV, AI DO TË DOMINOJË SËRISH”

Written by on September 22, 2025

Menaxheri i Luiz Ejllit, Jetmir Agaj, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Prive”, ku nuk munguan pyetjet për këngëtarin më të komentuar të viteve të fundit.

Prej kohësh në media është përfolur mundësia e një rikthimi të Luizit në “Big Brother VIP”, ndërsa Agaj nuk e përjashtoi këtë skenar, përkundrazi u shpreh me shumë besim për një rikthim të mundshëm të artistit.

“E di që i mund të gjithë prapë. Çdo artist, jo pse e kemi pas ne, por çdo artist që ka synuar pas ‘Bigut’ të Luizit me hyrë aty, e ka thënë ‘nashta jo Luizin, por gjysma e Luizit me u bë’. Unë e pres ditën kur ka me hi, se kemi çka me pa”, tha menaxheri i tij, duke lënë të kuptohet se rikthimi i Luizit do të sillte sërish spektakël dhe do të dominonte lojën.

Fansat e artistit vazhdojnë të shpresojnë për një hyrje të re të tij në shtëpinë më të famshme, duke qenë se figura e Luiz Ejllit ka mbetur një nga më të dashurat dhe më të diskutuarat në showbizin shqiptar.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist