Current track

Title

Artist

Mentor Haziri largohet nga “Big Brother VIP Kosova 4” brenda 24 orësh: këngëtari tregon arsyen e vërtetë

Written by on November 21, 2025

Kantautori i njohur Mentor Haziri ka befasuar publikun pasi u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 4” pa mbushur as 24 orë në izolim. Dalja e tij e menjëhershme ngriti menjëherë pikëpyetje dhe shkaktoi valë reagimesh në rrjet, ku fansat dhe ndjekësit nisën të supozonin për arsyet që e çuan në këtë vendim të papritur.

Pas disa ditësh heshtjeje, Mentori reagoi sot, më 20 nëntor, përmes një postimi në Instastory. Ai sqaroi publikisht se shkaku i largimit ishte gjendja e tij emocionale, e rënduar nga humbja e djalit të dajës, me të cilin kishte pasur një lidhje shumë të afërt. Këngëtari tregoi se, pavarësisht se u përpoq të mbante fjalën për të qenë pjesë e garës, dhimbja dhe trishtimi që po përjetonte ishin shumë më të mëdha sesa ai mund të përballonte brenda shtëpisë.

Me këtë vendim, Mentor Haziri u shndërrua në banorin që ka qëndruar më pak në historinë e këtij edicioni të “BBVK”, duke u larguar më shpejt se çdo konkurrent tjetër.

Reagimi i tij ka ngjallur mirëkuptim dhe mbështetje nga publiku, i cili e ka vlerësuar sinqeritetin e këngëtarit në një moment të vështirë personal.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist