Current track

Title

Artist

MERITON MJEKIQI DHE VËLLAI I TIJ ARRESTOHEN PËR LËNDIM TË RËNDË TRUPOR NDAJ 29 VJECARIT

Written by on July 23, 2025

Prezantuesi dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania 3, Meriton Mjekiqi, është arrestuar nga Policia së bashku me vëllanë e tij, Rinorin, pas një incidenti të rëndë fizik që ka rezultuar me lëndime serioze për një person tjetër.

Ngjarja lidhet me një përleshje fizike, ku viktima – një shtetas kosovar – ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas raportit zyrtar 24-orësh të Policisë së Kosovës, dyshja është vënë në pranga më datë 22 korrik 2025, pas hetimeve që kanë vijuar që nga dita e incidentit, më 11 korrik 2025.

Në raportin e policisë thuhet:
“Më 22.07.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, më 11.07.2025.”

Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi po hetohen për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Të dy janë intervistuar nga organet kompetente dhe, me vendim të prokurorit të çështjes, janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetimet janë ende në vazhdim.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta në publik, për shkak të profilit të njohur të Meritoni në media dhe rrjete sociale, veçanërisht pas pjesëmarrjes së tij në një nga formatet më të ndjekura televizive në Shqipëri.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist