Mesazhi surprizë i Anjeza Shahinit për Mirin në BBVa
Written by radio wave on March 12, 2026
Një moment emocionues është transmetuar në rubrikën “Big Love” të spektaklit Big Brother VIP Albania, ku këngëtarja Anjeza Shahini i ka dërguar një mesazh të veçantë banorit Miri, i cili së fundmi u shpall edhe i preferuari i publikut.
Në mesazhin e saj, artistja ka shprehur vlerësimin për të, duke theksuar jo vetëm talentin, por edhe energjinë dhe shpirtin që ai përcjell. Ajo kujtoi gjithashtu familjen dhe njerëzit e dashur që, sipas saj, e ndjekin dhe e mbështesin nga lart.
Fjalët e Shahinit u interpretuan si një mbështetje e fortë morale për Mirin brenda shtëpisë së famshme, duke krijuar një moment shumë të ndjerë gjatë spektaklit.
Pak kush e dinte se mes tyre ekziston edhe një lidhje familjare: Miri dhe Anjeza janë kushërinj të parë, pasi babai i tij është vëllai i babait të këngëtares. Kjo e bën mesazhin e artistes edhe më personal dhe domethënës.