Current track

Title

Artist

MILLIE BOBBY BROWN IU PËRGJIGJET KOMENTEVE NEGATIVE PËR PAMJEN E SAJ

Written by on March 6, 2025

Aktorja e njohur Millie Bobby Brown ka reaguar ndaj komenteve negative në lidhje me pamjen e saj, veçanërisht ndaj atyre që pretendojnë se ajo duket më e vjetër se sa është në të vërtetë.

Ylli i serialit të famshëm “Stranger Things” publikoi një video në Instagram, ku foli hapur mbi këtë çështje. Ajo shpjegoi se e ndjeu të nevojshme të adresonte një fenomen që, sipas saj, ndikon tek çdo vajzë e re që rritet nën vëmendjen e publikut.

Në këtë video, aktorja iu drejtua me emra gazetarëve që kishin shkruar artikuj për paraqitjen e saj, duke e cilësuar qasjen e tyre si një formë bullizmi.

“Fillova në këtë industri kur isha 10 vjeç. Unë u rrita përballë botës dhe, për disa arsye, njerëzit nuk mund të rriten me mua. Në vend të kësaj, ata veprojnë sikur unë duhet të qëndroj e ngrirë në kohë, sikur duhet të dukem ende ashtu siç isha në sezonin e parë të ‘Stranger Things’. Dhe për shkak se nuk dukem ashtu, jam një objektiv”, u shpreh aktorja britanike.

Millie Bobby Brown, e cila ka fituar famë ndërkombëtare që në moshë të vogël, ka qenë shpesh objekt i diskutimeve në rrjetet sociale dhe media. Megjithatë, ajo vazhdon të mbrojë të drejtën e saj për të ndryshuar dhe për të qenë vetvetja, pavarësisht pritshmërive të publikut.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist