MOZZIK MBETET I ARRESTUAR NGA POLICIA DHE DOGANA, DYSHIME PËR ORË LUKSOZE DHE BORXHE NDAJ ATK-së
Written by radio wave on September 17, 2025
Reperi i njohur Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, vazhdon të qëndrojë nën ndalim nga Policia e Kosovës dhe Dogana, pas hyrjes së tij në vend me dy orë luksoze, njëra prej të cilave thuhet se ka vlerë milionëshe.
Sipas burimeve të IndeksOnline, Mozzik figuron gjithashtu me një borxh të papaguar ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në vlerë mbi 500 mijë euro. Megjithatë, ora që ai kishte me vete në hyrje të Kosovës ka një vlerë që i tejkalon trefish detyrimet e tij ndaj shtetit.

Dogana ka kërkuar dokumentacionin mbi prejardhjen e të ardhurave me të cilat është blerë ora, si dhe origjinën e transaksionit të kryer. Aktualisht, çështja është nën hetim, ndërsa prokurori pritet të marrë një vendim të ri mbi masën e ndalimit të reperit në ditët në vijim.
Ky rast ka ngjallur diskutime të gjera në publik, për shkak të vlerës së lartë të orëve dhe situatës ligjore në të cilën ndodhet artisti i njohur.