NAIM MURSELI ME FLOKË TË MBJELLË NË GJYKATË – REAGON VESA LUMA
Written by radio wave on July 17, 2025
Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, ka zgjuar reagime të forta në rrjetet sociale pasi u shfaq në seancën e fundit gjyqësore me pamje të re, duke dukur se ka kryer intervenim për mbjellje të flokëve – edhe ndërkohë që ndodhet në paraburgim për një krim tronditës.Këngëtarja e njohur Vesa Luma publikoi një video nga salla e gjyqit në Instagram Story dhe shkruajti ironikisht:
“Përveçse e ka mbyt grun nër sy të fëmijëve, në burg paska pas kohë Naim Murseli me i mbjell flokët.”
Pak muaj më parë, ky rast rrëqethës tronditi opinionin publik, pasi u zbulua se Murseli dyshohet se ka orkestruar vrasjen e bashkëshortes së tij. Procesi gjyqësor ndaj tij është ende në zhvillim dhe vazhdon pa ndërprerje.
Përshtypja publike për sjelljen dhe tash faktet e mbjelljes së flokëve janë përzierje intrigante që kanë ndezur debate të ashpra online, duke shtuar dimensionin skandaloz të një historie që vazhdon të trondisë shoqërinë.