Current track

Title

Artist

Ndryshon orari i Big Brother VIP: Spektakli shtyhet, Kosova “pushton” ekranin me ndeshjen vendimtare ndaj Turqisë

Written by on March 30, 2026

Fansat e “Big Brother VIP” do të duhet të presin pak më gjatë këtë javë, pasi spektakli nuk do të transmetohet në ditën e zakonshme. Emisioni do të zhvendoset për të mërkurën, duke i lënë vend një ngjarjeje sportive me rëndësi të madhe: përballjes Kosovë–Turqi.

Ndeshja, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, do të transmetohet ekskluzivisht në Top Channel dhe DigitAlb në orën 20:45, ndërsa pritet të jetë një nga takimet më të ndjekura të sezonit.

Kosova vjen në këtë sfidë pas një fitoreje historike ndaj Sllovakisë disa ditë më parë, rezultat që e ka vendosur kombëtaren në një pozicion vendimtar. Tani, përballja me Turqinë shihet si “finalja” e madhe që mund ta afrojë Kosovën me ëndrrën e Botërorit.

Ndërkohë, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, situata mbetet po aq e nxehtë. Në nominim këtë javë janë Mal, Edisa dhe Shëndriti, pasi ky i fundit vendosi të hapë “Kutinë e Pandorës”, duke shkaktuar zhvillime të reja në lojë dhe duke futur në rrezik disa prej banorëve.

Tashmë, gjithçka do të vendoset të mërkurën, kur publiku do të mësojë se cili prej tyre ka marrë më pak vota dhe për pasojë do të largohet nga gara, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në këtë edicion.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist