Nga miq në rivalë, Selin dhe Miri përplasen për ndjenjat
Written by radio wave on March 10, 2026
Marrëdhënia mes Selin Bollati dhe Armir Shahinit, i njohur si Miri, ka marrë një kthesë të fortë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5. Dy banorët, që në fillim dukeshin të afërt, tashmë janë kthyer në rivalë dhe nuk po i kursejnë debatet me njëri-tjetrin.
Së fundmi, ata vendosën të sqarojnë publikisht përplasjen e tyre, duke rikthyer në vëmendje pyetjen që ngritën gjatë një Prime: nëse mes tyre kishte apo jo ndjenja.
Selin e vuri në siklet Mirin duke e pyetur pse ai vazhdoi të fliste për këtë temë edhe pasi mori përgjigjen e saj. Ajo e akuzoi se kishte lënë hapësirë që të tjerët në shtëpi të aludonin për ndjenja nga ana e saj.
Nga ana tjetër, Miri mohoi se kishte bërë ndonjë akuzë. Ai u shpreh se thjesht kishte bërë një pyetje të drejtpërdrejtë për të sqaruar situatën, pasi sipas tij ishte një temë që përfshinte jo vetëm atë, por edhe familjen dhe publikun që ndjek spektaklin.

Debati mes tyre u tensionua edhe më shumë kur Selin insistoi se instinkti i saj femëror i kishte treguar gjithmonë se Miri nuk kishte ndjenja për të. Ajo shtoi se pasi mori përgjigjen “jo”, nuk e kishte ngacmuar më këtë temë.
Ndërkohë, Miri këmbënguli se nuk kishte vazhduar ta akuzonte dhe se pyetja e tij ishte bërë vetëm për të mbyllur njëherë e mirë diskutimet që qarkullonin në shtëpi.
Përplasja mes dy banorëve duket se ka hapur një kapitull të ri tensioni në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke e kthyer raportin e tyre nga miqësi në rivalitet të hapur.