Current track

Title

Artist

NISIN XHIRIMET E SERIALIT TË RI “HARRY POTTER” NË LONDËR, PAMJET QARKULLOJNË NË INTERNET

Written by on August 21, 2025

Magjia e Harry Potter-it po rikthehet, këtë herë në një format krejtësisht të ri. Xhirimet për serinë e re televizive kanë nisur dhe tashmë kanë filluar të qarkullojnë pamjet e para nga seti i prodhimit në Londër.

Në këto video dhe fotografi virale, fansat kanë mundur të shohin një moment të veçantë ku Harry Potter dhe Hagrid ecin së bashku në rrugët e bllokuara të kryeqytetit britanik, duke sjellë një valë nostalgjie për adhuruesit e sagës.

Ky projekt i ri do të vijë në formën e një seriali në platformën HBO, ku secili sezon do të fokusohet në një libër të veçantë të serisë. Kjo qasje premton një trajtim më të thelluar dhe të detajuar të historisë, duke i ofruar publikut një përjetim ndryshe nga filmat origjinalë.

Për sa i përket kastit, Dominic McLaughlin është zgjedhur për të interpretuar Harry Potter-in, Arabella Stanton do të sjellë Hermoine Granger-in në ekran, ndërsa roli i Ron Weasley i është besuar Alastair Stout-it.

Ky rikthim i botës magjike të J.K. Rowling ka ngjallur kureshtje dhe emocion në mesin e fansave anembanë globit, të cilët presin me padurim të shohin se si do të rrëfehet historia këtë herë, në një version më të gjatë dhe më të plotë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist