Një deklaratë, Një foto dhe…. miliarda në treg: zakoni i Messit që tronditi financat globale
Written by radio wave on January 12, 2026
Lionel Messi ka dëshmuar edhe një herë se ndikimi i tij shkon shumë përtej fushës së blertë. Një deklaratë spontane e yllit argjentinas gjatë një interviste të fundit ka mjaftuar për të lëkundur tregjet financiare dhe për të ndezur reagime të menjëhershme në botën e biznesit.
Gjatë një bisede të çlirët me Luzu TV, Messi foli për zakonet e tij personale, duke pranuar se herë pas here konsumon verë. Por ajo që surprizoi publikun ishte përzierja e preferuar e kampionit të botës.
“Më pëlqen vera, por nëse jo, kam zakonin tim: verë me Sprite. Godet më shpejt”, u shpreh ai me të qeshur, pa e imagjinuar se kjo fjali e thjeshtë do të kishte një efekt zinxhir në ekonominë globale.

Menjëherë pas kësaj deklarate, aksionet e Coca-Cola Company shënuan një rritje të ndjeshme, duke i shtuar kompanisë miliarda dollarë në vlerën e tregut. Reagimi i tregjeve u interpretua si një tjetër provë e fuqisë së jashtëzakonshme të emrit Messi, i cili vazhdon të ndikojë konsumatorë, marka dhe investitorë në mbarë botën.
Edhe pse nuk njihet si konsumator i rregullt i alkoolit, Messi duket se e shijon herë pas here këtë kombinim të pazakontë. Për më tepër, ylli argjentinas ka edhe markën e tij të verës, “Lionel Collection”, e cila ofron një gamë të përzgjedhur shishesh verërash të disponueshme në faqen e tij zyrtare.
Ndërkohë, larg zhurmës së tregjeve dhe titujve financiarë, Messi po shijon pushimet pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Inter Miami. Me 42 gola të shënuar dhe titullin e MLS të fituar, ai vazhdon të mbetet jo vetëm një ikonë e futbollit, por edhe një figurë me ndikim global që mund të ndryshojë realitete me një fjali të vetme.