NJË MOMENT I VEÇANTË NË TIKTOK: G-BANI PREK HAPUR REALITETIN E KONCERTEVE
Written by radio wave on September 9, 2025
Një moment interesant gjatë një transmetimi live në TikTok mes Kozakut dhe këngëtarit të njohur G-Bani ka ngjallur reagime të shumta nga fansat.
Gjatë bisedës, një nga ndjekësit i kërkoi Kozakut që t’i bënte G-Banit pyetjen se si po i shkonte me koncertet. Pa hezituar, ai dha një përgjigje të hapur dhe pa dorashka:
“Shumë dobët, nuk më duan hiq. Nuk më do publiku i muzikës, nuk më do audienca”.
Me një ton nostalgjik, G-Bani kujtoi periudhën e dikurshme kur, sipas tij, “vlerësohej artisti”, ndërsa sot realiteti është krejt i ndryshëm dhe gjërat nuk janë më si më parë.

Nga ana tjetër, Kozaku u shpreh se kjo deklaratë ishte plotësisht e saktë dhe pasqyronte realisht gjendjen aktuale të tregut muzikor.
Në fund, për ta mbyllur diskutimin, G-Bani nuk nguroi të shtonte edhe një koment të prerë:
“Më shumë lekë kam marrë nga reklamat, se sa nga koncertet”.