Current track

Title

Artist

“ONE BATTLE AFTER ANOTHER” SHËNON NJË NISJE TË FORTË NË KINEMA

Written by on September 30, 2025

Trailer-i i ri i Paul Thomas Anderson, “One Battle After Another”, me protagonist Leonardo DiCaprio, ka nisur rrugëtimin e tij në kinema me një performancë mbresëlënëse, duke u bërë menjëherë një nga ngjarjet më të rëndësishme të botës së filmit. Sipas Forbes, filmi arriti të grumbullojë 22.4 milionë dollarë vetëm gjatë fundjavës së parë të shfaqjes në SHBA, duke vendosur një rekord të ri për regjisorin dhe duke e forcuar pozitën e tij si një nga projektet më të pritura të vitit.

Në tregun ndërkombëtar, produksioni fitoi edhe 26 milionë dollarë, duke e çuar totalin global në 48.5 milionë dollarë. Filmi ka marrë një vlerësim “A” nga CinemaScore, ndërsa në Metacritic është cilësuar me “mirënjohje universale”, duke u renditur mes filmave më të vlerësuar të dekadës. Megjithatë, rruga drejt fitimit mbetet sfiduese, pasi buxheti i prodhimit raportohet të ketë qenë 130 milionë dollarë, ndërsa kostot e marketingut kapin shifrën e 70 milionë dollarëve, sipas The New York Times. Për këtë arsye, “One Battle After Another” ka ende nevojë për disa fundjava të tjera të suksesshme për të justifikuar investimin gjigant.

Paul Thomas Anderson njihet si një regjisor i dashur për kritikët, por jo gjithmonë për arkat kinematografike, ndërsa filmi i tij më fitimprurës deri më tani ishte “There Will Be Blood” (2007), i cili gjeneroi vetëm 40.2 milionë dollarë në tregun amerikan. Në këtë kontekst, debutimi i “One Battle After Another” duket si një arritje historike për karrierën e tij. Ndërkohë, në listën e filmave më të shikuar të fundjavës, vendin e dytë e mbajti animacioni për fëmijë “Gabby’s Dollhouse: The Movie” me 13.5 milionë dollarë, i ndjekur nga “Demon Slayer: Kimetsu no Yaiba” në vendin e tretë, dhe “The Summoning: Last Rites” në të katërtin, me 6.9 milionë dollarë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist