Current track

Title

Artist

OSCARËT E 2025: ÇMIMI MUND TË ANULOHET PËR HERË TË PARË NË 96 VITE PËR SHKAK TË ZJARREVE NË LOS ANGELES

Written by on January 15, 2025

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar për vitin 2025 është përballur me një shqetësim të madh, pas zjarreve shkatërruese që po përhapen në Los Angeles. Për herë të parë në 96 vjet, Komiteti Zyrtar i Oscars po shqyrton mundësinë e anulimit të ngjarjes prestigjioze.

Sipas raporteve të fundit, komiteti është duke monitoruar situatën çdo ditë dhe po shqyrton pasojat që mund të sjellë zhvillimi i situatës. Nëse ceremonia mbahet, ka frikë se mund të lërë një përshtypje të keqe, duke u dukur si një festë ndërkohë që shumë qytetarë të Los Angeles po përballen me humbjen e pasurisë dhe jetëve.

Një burim anonim ka thënë për “The Sun”: “Shqetësimi kryesor i bordit tani është të mos duket se po feston ndërkohë që shumë qytetarë të Los Angeles po përballen me dhimbjen. Edhe nëse zjarret shuhen javën e ardhshme, realiteti është se qyteti do të vazhdojë të vuajë për muaj të tërë.”

Me këtë situatë në zhvillim e sipër, komiteti i Oscars është i angazhuar të marrë vendimet e duhura për të respektuar tragjedinë dhe për të siguruar që ceremonia të jetë e ndjeshme ndaj nevojave dhe ndjeshmërisë e komunitetit të Los Angeles.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist