Current track

Title

Artist

Parashikimet për Oscar 2026: “One Battle After Another” kryeson garën sipas The Hollywood Reporter

Written by on January 19, 2026

Teksa lista e ngushtë e kandidatëve për çmimet Oscar pritet të shpallet këtë javë, revista prestigjioze The Hollywood Reporter ka publikuar parashikimet e saj se kush pritet të dominojë ceremoninë më të rëndësishme të kinemasë botërore. Analiza bazohet në modelin matematik të Ben Zauzmer, i cili përdor të dhëna nga edicionet e mëparshme dhe modelet statistikore të sezonit të çmimeve për të parashikuar nominimet për Oscar 2026.

Sipas kësaj analize, filmi që kryeson bindshëm garën për “Filmin më të Mirë” është “One Battle After Another”, i ndjekur nga “Sinners”, “Hamnet”, “Marty Supreme” dhe “Frankenstein”. The Hollywood Reporter thekson se të pesë këta tituj pritet të jenë pjesë e listës së ngushtë të të nominuarve, e cila do të publikohet më 22 janar. Ndërkohë, edhe filmat “Sentimental Value” dhe “Train Dreams” konsiderohen me shanse reale për t’iu bashkuar kësaj liste elitare.

Në kategorinë e regjisorit më të mirë, modeli matematik favorizon Paul Thomas Anderson për regjinë e “One Battle After Another”. Pas tij renditet Ryan Coogler me filmin “Sinners”, ndërsa vendin e tretë e mban Chloe Zhao për “Hamnet”. Josh Safdie (“Marty Supreme”) dhe Guillermo del Toro (“Frankenstein”) kanë gjithashtu shanse të konsiderueshme, por pak më të ulëta dhe pothuajse të barabarta mes tyre.

Gara për aktorin më të mirë pritet të jetë një nga më të fortat e këtij edicioni. Në konkurrencë të ngushtë janë Michael B. Jordan (“Sinners”), Leonardo DiCaprio (“One Battle After Another”), Timothée Chalamet (“Marty Supreme”), Wagner Moura (“The Secret Agent”) dhe Ethan Hawke (“Blue Moon”).

Edhe kategoria e aktores më të mirë premton rivalitet të fortë. Sipas The Hollywood Reporter, dy emrat që kryesojnë aktualisht janë Jessie Buckley për “Hamnet” dhe Rose Byrne për “If I Had Leg’s I’d Kick You”.

Në kategorinë e aktorit më të mirë mbështetës, kryesojnë Stellan Skarsgård (“Sentimental Value”) dhe Benicio del Toro (“One Battle After Another”), të ndjekur nga Paul Mescal (“Hamnet”), Sean Penn (“One Battle After Another”), Jacob Elordi (“Frankenstein”) dhe Adam Sandler (“Jay Kelly”).

Ndërkohë, për aktoren më të mirë mbështetëse, filmi “One Battle After Another” del sërish në krye me Teyana Taylor, e ndjekur nga Amy Madigan (“Sinners”) dhe INGa Ibsdotter Lilleaas (“Sentimental Value”).

Me “One Battle After Another” që dominon pothuajse çdo kategori kryesore, gara për Oscar 2026 pritet të jetë një nga më interesanteve të viteve të fundit. Mbetet për t’u parë nëse parashikimet e Ben Zauzmer do të përputhen me realitetin kur Akademia të shpallë zyrtarisht nominimet dhe fituesit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist