Current track

Title

Artist

Paris Hilton dhe Meghan Trainor Bashkohen për Këngën ‘chasin’ të Bashkëprodhuar nga Sia

Written by on July 10, 2024

Ikona e showbiz Paris Hilton dhe sensacioni pop Meghan Trainor kanë thene se kanë bashkuar fuqitë për një këngë të re, e titulluar “Chasin'”, e cila do të publikohet më 26 korrik. Duke folur për Rolling Stone, Hilton dhe Trainor njoftuan lajmin për bashkëpunimin, e cila do të përfshihet në albumin e ardhshëm të Hilton, “Infinite Icon” dhe është bashkëprodhuar nga producentja dhe kengetarja e njohur Sia.

“Fillova punën per këtë këngë shumë vite më parë dhe dija se duhet ta ruaja për një person shumë të veçantë. Paris e çoi atë në një nivel të plotësisht të ri,” tha Meghan për publikimin, duke shtuar: “Nuk mund ta besoj që kam fatin të jem mik me të.”

Paris shtoi, “[Meghan] shprehu në fjalë një përvojë që ishte shumë e vërtetë për mua; atë kohë në jetën tënde kur gjen vetëbesimin, fuqinë dhe dashurinë ndaj vetes, për të larguar marrëdhëniet toksike dhe për të vazhduar përpara me jetën tënde.”

Trainor tha për Hilton, “Ajo është motra që gjithmonë më duhej dhe kur më quan motër, unë vdes nga lumturia brenda. Ne krijuam diçka vërtetë ikonike së bashku dhe ishte një ëndërr e plotësuar për mua në listën e gjërave që duhet ti bej përpara vdekjes.”

Ky njoftim vjen pas shfaqjes së Hilton në videon muzikore për këngën e Jason Derulo dhe Trainor, “Hands On Me,” një kujtesë nostalgjike për emisionin e saj të viteve 2000, The Simple Life.

Në një intervistë të fundit me Billboard, Paris shprehu admirimin e saj për këngëtaren e “All About That Bass”. “Një nga bashkëpunimet e mia të preferuara është me Meghan Trainor. Ajo është thjesht kaq e ëmbël dhe e mahnitshme. Ne u njohëm vite më parë gjatë Java e Modës në New York. Ajo erdhi pranë meje dhe tha: ‘Jam motra e tretë Hilton.’ Nga ai moment, unë e doja aq shumë dhe u bëmë shoqe të ngushta.”

Rikthimi muzikor i Hiltonit është parashikuar që nga dhjetori i 2022, kur ajo ripublikoi këngën e saj debutuese si “Stars Are Blind (Paris’ Version)” dhe e interpretuar bashkë me Miley Cyrus dhe Sia në koncertin e Vitit të Ri të Cyrus në Times Square.

Albumi i saj i ardhshëm, “Infinite Icon,” i cili do të publikohet më 6 shtator gjatë Java e Modës në New York, do të jetë projekti i saj i parë i gjatë prej albumit të saj debutues në vitin 2006, “Paris,” që përfshinte hitin më të madh të saj deri më sot, “Stars Are Blind.”


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist