Pas “diss”-it të Mozzik, Loredana kundërpërgjigjet me një duet surprizë me Haaland
Written by radio wave on February 9, 2026
Vetëm tri ditë pasi Mozzik publikoi një “diss” ku përmendi edhe ish-partneren e tij, Loredana ka reaguar në mënyrën e saj, me një lëvizje të papritur që ka ndezur rrjetin dhe mediat e showbiz-it.
Reperja ka paralajmëruar këngën e saj më të re, duke treguar se nuk ka ndërmend të qëndrojë në hije pas projektit të ish-it. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është bashkëpunimi i ri i Loredanës.
Këtë herë, Lori vjen në duet me një personazh që njihet si sozia e Erling Haaland, jo futbollisti i famshëm, por një figurë që i ngjan jashtëzakonisht dhe ka fituar popullaritet në rrjete sociale pikërisht për këtë arsye.
Kënga do të jetë në gjuhën gjermane, duke konfirmuar edhe një herë fokusin e Loredanës në tregun ndërkombëtar dhe në projekte që synojnë audiencë më të gjerë përtej hapësirës shqiptare.
Lëvizja e saj po shihet nga fansat si një përgjigje e zgjuar ndaj “diss”-it të Mozzik, duke e kthyer situatën nga dramë personale në strategji artistike dhe marketing të fortë.
Videoja paralajmëruese tashmë ka nisur të qarkullojë dhe të ngjallë kureshtje, ndërsa publiku pret të zbulojë nëse ky duet i pazakontë do të shndërrohet në hitin e radhës dhe në një tjetër kapitull të bujshëm në karrierën e Loredanës.